Lidhje

SHBA, zjarr masiv në shtetin e Uashingtonit


Zyrtarët amerikanë të emergjencës thanë se një zjarr masiv në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit po përhapet në drejtime të reja, duke u shtyrë nga erëra të fuqishme dhe të çrregullta.

Që nga e hëna e kaluar, zjarri ka djegur rreth 870 kilometra katror drurë dhe fushë, duke detyruar evakuimin e qindra njerëzve në luginën piktoreske Methow në veri të qytetit Seattle.

Nuk ka dëmtime në njerëz, por vendodhjet e disa personave nuk janë ende të njohura.

Zjarri masiv është një nga disa zjarret e mëdha që kanë përfshirë pjesën veriperendimore, zone që po kalon një mot të nxehtë e të thatë të shoqëruar me erëra dhe rrufe.

XS
SM
MD
LG