Lidhje

Zvicër, aksionerët përcaktojnë pagat e zyrtarëve


Votuesit zvicerianë miratuan me shumicë dërmuese një plan që do t’u jepte aksionerëve autoritetin për të përcaktuar pagat e zyrtarëve të lartë, një hap ky që synon të kontrollojnë ato që disa kritikë i shikojnë si rroga shumë të mëdha për zyrtarët e lartë të korporatave në Zvicër.
Më shumë se 2 të tretat e zviceranëve që votuan dje e miratuan planin, i cili do t’u japë gjithashtu aksionerëve të drejtën që të bllokojnë marrëveshjet për pensione të majme për zyrtarët e lartë dhe pagesa të tjera që shtojnë pagat në përgjithësi për zyrtarët e lartë të korporatave.
Thomas Minder, manaxher i një kompanie të artikujve natyralë kozmetikë, ishte organizatori i këtij referendumi. Por plani u prit me kundërshtime nga pjesa më e madhe e komunitetit të biznesit zviceran, i cili u shpreh se këto kufizime e vënë vendin në pozita negative për të tërhequr kompani të reja.
XS
SM
MD
LG