Piktori Idriz Berisha
Komuna e Klinës në Kosovë dhe Bashkia e Gjirokastrës prej disa kohësh kanë lidhur një marrëdhënie binjakëzimi. Rrethe kulturore po nxisin aktivitete të përbashkëta ndërkohë që bashkëpunimi shtrihet edhe në nivelin e adninistratës vendore. Këto ditë në Gjirokastër piktori nga Klina Idriz Berisha hapi një ekspozitë pikture e cila po ndiqet me mjaft interes.