Gjykata tha se miratoi padinë e Klan Kosovës ndaj autoriteteve që në qershor të vitit të kaluar vendosën pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij televizioni “për shkak të parregullsive” me rastin e regjistrimit të biznesit.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vizitoi Malin e Zi, tërhoqi vëmendjen për ndikimin keqdashës të Rusisë në rajonin që aspiron integrimet evropiane.
Çështja i kalon Prokurorisë së Posaçme. Zoti Leonard Hide ishte vënë nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës për periudhën kur ka qenë shef i Krimeve në komisariatin e këtij qytetit. Dyshohet se bashkë me të tjerë oficerë policie toleruan kultivimin e marijuanës
Të sanksionuar janë ish kryeprokurorja e Posaçme të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva dhe kryetari aktual i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski si dhe ish kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Hetimet janë përqëndruar në shkeljet e procedurave ligjore të koncensionit, ndërsa zoti Beqaj thekson cilësinë e shërbimeve kirurgjikale.
Në përvjetorin e marrëveshjes së Ohrit, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell shprehu keqardhjen që Kosova dhe Serbia nuk kanë shënuar përparim për zbatimin e saj.
Kryeministri Rama u shpreh entuziast për investimet në ishullin e Sazanit, ndërsa ministria e Turizmit deklaroi për Zërin e Amerikës se për Zvërnecin ende nuk ka dijeni.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell u bëri thirrje palëve të fillojnë një epokë të re evropiane, një ditë para se të mbushet një vit që kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje normalizimi që nuk u zbatua fare.
Ambasadori Philip Hughes, nënpresident i këtij këshilli të përbërë nga ambasadorë jo të karrierës, i tha Zërit të Amerikës se shtetet e Ballkanit vazhdojnë të përballen me sfida që komplikojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së e NATO-s.
Në Mirditë, Kukës, Pukë dhe Shkodër, banorë të disa fshatrave po protestojnë ndaj ndërtimit të heceve dhe guroreve, që kanë devijuar rrjedhat normale të ujërave në zonat ku ata jetojnë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se sulmi i 29 majit mbi trupat e KFOR-it dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri ishin të paprovokuara dhe të papranueshme. Komandanti i KFOR-it bëri thirrje që autorët e një dhune të tillë të mbahen përgjegjës.
Në një konferencë shtypi në Austri, Sekretari amerikan Shtetit tha se Uashingtoni nuk do që të ketë një kthim mbrapa në Ballkanin Perëndimor
Ngarko më shumë