Lidhje

Çmimet "Globi i Artë 2019", një moment ndryshimi


Bashkëdrejtuesja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Globi i Artë", Sandra Oh, tha se fillimisht kishte patur frikë ta merrte përsipër këtë detyrë krah aktorit Andy Samberg. Por ajo tha se e kishte tejkaluar frikën, pasi donte të "dëshmonte këtë moment ndryshimi".

Sandra Oh
Sandra Oh

"I thashë po frikës për të qenë në këtë skenë sonte, sepse doja të isha këtu për të parë këtë audiencë dhe për të dëshmuar këtë moment ndryshimi", tha aktorja në fillim të ceremonisë ndërsa shihte ata që ishin emëruar për çmime e që u takonin komuniteteve pakicë.

Tre filma, të cilët në role kryesore patën një kastë aktorësh të komunitetit afrikano-amerikan, u propozuan për të fituar Globin e Artë për kategorinë e filmit më të mirë dramatik të këtij viti si "Black Klansman", "If Beale Street could Talk" dhe "Black Panther", krahas filmave " Bohemian Rhapsody” dhe "A Star is Born".

Rami Malek
Rami Malek

Fitues u shpall "Bohemian Rhapsody" dhe aktori kryesor i tij, Rami Malek, fitoi çmimin si aktori më i mirë për kategorinë e filmit dramatik, për portretizimin e yllit të muzikës Freddie Mercury.

Vetë Sandra Oh fitoi Globin e Artë për interpretimin më të mirë në kategorinë e dramës televizive, për rolin e saj në dramën televizive amerikano-britanike "Killing Eve".

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Globi i Artë u organizua nga Shoqata e Shtypit të Huaj e Hollivudit, e cila nderon më të mirët e kinemasë dhe televizionit.

Ceremonia dëshmoi një prirje të dukshme për të nxitur barazinë gjinore. Regina King, e cila u nderua me çmimin e aktores më të mirë në rol mbështetës, për interpretimin e saj në filmin "If Beale Street Could Talk" u shpreh se:

Regina King
Regina King

"në dy vitet e ardhshme gjithçka që do të prodhoj, dhe po bëj një premtim për këtë, do të jetë 50 për qind dedikuar grave". Një fjalim që prit me brohoritje, por aktorja shkoi më tej kur tha se: "çdokush në pozitë pushteti, jo vetëm në industrinë tonë, në të gjitha industritë ... të bëjë të njëjtën gjë".

Christian Bale
Christian Bale

Christian Bale, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë për kategorinë e filmit muzikor apo komedinë, falenderoi “djallin”, siç u shpreh ai, për ndihmën që i dha në interpretimin e rolit të ish-nënpresidentit Dick Cheney në filmin "Vice".

Mahersala Ali fitoi Globin e Artë për rolin e tij mbështetës në filmin "Green Book". Ky film gjithashtu fitoi çmimin për skenarin më të mirë.

Këngëtarja Lady Gaga shpërtheu në lot gëzimi kur u shpall fituese për këngën "Shallow" të filmit "A Star is Born" një bashkëpunim i saj me muzikantët Mark Andrew e Wyatt Ronson si dhe shkrimtarin amerikan Anthony Rossomando.

Lady Gaga
Lady Gaga

Gjatë fjalës së saj që shoqëroi momentin e marrjes së çmimit Lady Gaga tha: "për një grua është vërtet e vështirë të merret seriozisht si muzikante e kompozitore." Ajo shtoi se bashkëpunëtorët e saj "e mbajtën peshë dhe e mbështetën."

Seria televizive "The Americans", që flet për dy spiunë ruse të maskuar si një çift bashkëshortësh të punësuar si agjentë udhëtimi në SHBA në vitet 1980, u shpall fituese e Globit të Artë për dramën më të mirë televizive.

Aktori amerikan Jeff Bridges mori çmimin e nderit që mban emrin e producentit amerikan të filmave Cecil B. DeMille. “Ne mund ta kthejmë këtë “anije” në drejtimin që ne duam", tha Jeff Bridges.

Këtë vit u shpall dhe një çmim i ri dedikuar arritjeve televizive që mban emrin e aktores amerikane "Carol Burnett". Nderi për të marrë këtë çmim për herë të parë i takoi vetë aktores.

Carol Burnett
Carol Burnett

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG