Lidhje

Shpërthim vetëvrasës në Afganistan


Kandahar province, Afghanistan
Kandahar province, Afghanistan
Zyrtarët afganë thanë se nga një shpërthim vetëvrasës humbën jetën të paktën 7 veta dhe u plagosën 23 të tjerë në qytetin e Kandaharit në Afganistanin jugor.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës tha se të gjitha viktimat e sulmit të sotëm ishin civilë. Dëshmitarët i thanë gjithashtu Zërit të Amerikës se makina me sa duket kishte si objektiv një mikrobuz me kontraktorë nga një bazë e madhe ushtarake amerikane.
Ndërkohë, Ministria britanike e mbrojtjes thotë se një afgan i veshur me uniformë policie vrau dje tre ushtarë britanikë.

Me anë të një deklarate, ministria thotë se incidenti ndodhi në një pikë kontrolli në provincën Helmand. Zyrtarë të mbrojtjes thonë se ushtarët ishin pjesë e një grupi këshillues policor, i cili u takua me disa prej të moshuarve vendas. Ndërsa grupi po largohej nga pika e kontrollit, një njeri i veshur me uniformën e policisë afganase hapi zjarr ndaj tyre. Tre ushtarë vdiqën ndonëse iu dha ndihma e parë në vendngjarje.

Ministri britanik i mbrojtjes e cilësoi incidenti “thellësisht tragjik” por premtoi se këto lloj sulmesh nuk do të mund të “çorientojnë” praninë britanike në Afganistan.
XS
SM
MD
LG