Lidhje

Japoni: 67 vjetori i shpërthimit të bombës atomike


Hiroshima shënoi sot 67 vjetorin e shpërthimit të bombës së parë atomike mes shtimit të ndjenjave anti-bërthamore në Japoni, pas aksidentit me centralin bërthamor të Fukushimës vitin e kaluar.

Në ceremoninë e përvitshme në Parkun e paqes, morrën pjesë rreth 50 mijë banorë, përfshirë kryeministrin Yoshihiko Noda dhe një numër zyrtarësh të huaj.

Ceremonia filloi me tingujt e këmbanës dhe me një minutë heshtje. Kryetari i bashkisë së Hiroshimës Kazumi Matsui i bëri thirrje qeverisë japoneze të ketë një politikë energjitike të sigurtë.

Si rezultat i bombës atomike të Shteteve të Bashkuara në Hiroshima humbën jetën 140 mijë vetë. Një bombë e dytë atomike u hodh në qytetin port të Nagasakit tre ditë më pas, duke vrarë rreth 70 mijë banorë. Pas 6 ditësh Japonia u dorëzua.
XS
SM
MD
LG