Lidhje

Obama në Florida: Problemet ekonomike mund të zgjidhen


Presidenti amerikan Barack Obama u tha sot votuesve në shtetin e rëndësishëm të Floridës se problemet e vendit “mund të zgjidhen” duke përsëritur disa masa për ringjalljen e ekonomisë të cilat i ka përshkruar në fjalimin e tij të mbajtur dy ditë më parë në kuvendin kombëtar demokrat.

Presidenti tha se plani i tij do të rrisë eksportet, do të krijojë vende pune, do të ulte varësinë nga nafta e huaj, do ta bëjë arsimin më të përballueshëm, si dhe do të shkurtojë defiçitin e vendit, pa dëmtuar klasën e mesme.

Ai u tha një grupi republikanësh se janë “të gabuar krejtësisht” kur thonë se Shtetet e Bashkuara janë një vend në rënie. Zoti Obama është në ditën e dytë të një ndalese tre ditore gjatë fushatës së tij, duke punuar për të marrë mbështetjen e votuesve mbasi shifrat e fundit të punësimit tregojnë vazhdimin e këtij problemi në mëkëmbjen e ekonomisë amerikane.

Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara u shtua me 96 mijë në muajin gusht ndërsa papunësia mbeti në rreth 8% për muajin e 43-të rresht.
XS
SM
MD
LG