Lidhje

Liria e shtypit në botë


Press Freedom Global
Press Freedom Global
Një organizatë ndërkombëtare për vëzhgimin e medias thotë se gjatë vitit të kaluar liria e shtypit nuk pati përmirësime në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, megjithë Pranverën Arabe që vazhdoi të ketë ndikime në rajon.

Në raportin vjetor të publikuar sot për lirinë e shtypit në botë, organizata Gazetarët pa Kufij, i rendiste këto rajone si më të dobëtit në botë. Raporti thotë se liria e mediave mbeti në gjendje të mjerë në Tunizi dhe në Egjipt, ku protestat çuan në ndryshime të regjimit. Në Tunizi, thuhet në raport, gazetarët dhe përdoruesit e internetit janë viktima të një lufte informacioni të ndërmarrë si nga qeveria e Asadit ashtu edhe nga grupet e opozitës, të cilët po bëhen gjithnjë e më intolerantë ndaj mendimit ndryshe. Sipas raportit, Siria ishte vendi me më shumë viktima mes gazetarëve gjatë vitit që kaloi.
XS
SM
MD
LG