Lidhje

Hezbollah hedh poshtë akuzën bullgare


Grupi militant i Libanit Hezbollah ka hedhur poshtë pretendimin e Bullgarisë se ai është përgjegjës për sulmin e vitit të kaluar me bombë që shkaktoi vrasjen e pesë turistëve izraelitë në Bullgari.

Zëvendës udhëheqësi i Hezbollahut Naim Qassem tha se akuzat ishin pjesë e një fushate diskreditimi të zhvilluar nga Izraeli, pasi vendi hebraik nuk ka arritur ta mposhtë ushtarakisht grupin.

Të martën, qeveria bullgare tha se dy operativë të Hezbollahut ishin në mesin e tre njerëzve përgjegjës për sulmin me bombë që ndodhi me 18 korrik të vitit të kaluar në një autobus në qytetin Burgas pranë Detit të Zi.
XS
SM
MD
LG