Një figurë e njohur e opozitës egjiptiane bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Mohamed ElBaradei tha sot se ai refuzon të marr pjesë në zgjedhjet e thirrura nga presidentit islamik Mohamed Morsi në fillim të javës.
ElBaradei i quajti zgjedhjet një “akt mashtrimi”. Islamistët kanë arritur të fitojnë çdo zgjedhje që kur u rrëzua nga pushteti presidenti Hosni Mubarak.
ElBaradei, ish shefi i agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore, theksoi në një mesazh të tij në Twitter se kishte bërë thirrje për një bojkot të ngjashëm të zgjedhjeve në vitin 2010 nën presidentin Mubarak, i cili u rrëzua nga pushteti një vit më vonë.
Udhëheqës të tjerë të opozitës nuk kanë deklaruar ende në se janë dakort me thirrjen e zotit ElBaradei.
Presidenti Morsi ka bërë thirrje për zgjedhje parlamentare më 27 prill.