Koreja e Veriut hodhi poshtë zyrtarisht sanksionet që vendosi Këshilli i Sigurimit përmes një rezolute, ku kërkohet t’i jepet fund programit të armëve bërthamore, ndërsa Kina ka bërë thirrje për qetësi.
Përmes një deklarate të publikuar sot, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha se sanksionet, në vend që të dobësojnë programin bërthamor të vendit, do ta rrisnin kapacitetin mijëra herë. Sanksionet e kësaj radhe, të pestat që nga viti 2006, synojnë të forcojnë kufizimet financiare nda Koersë së Veriut.
Sanksionet u ndërmorën pasi Pheniani nuk e përfilli paralajmërimin e Këshillit dhe kreu një provë të tretë bërthamore muajin e kaluar. Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut po ashtu ka kërcënuar për një sulm ndaj SHBA, që janë duke kryer një stërvitje të përbashkët me ushtrinë jugkoreane.