Lidhje

Mandela në spital


Ikona e paqes në Afrikën e Jugut, Nelson Mandela, e kaloi mbrëmë natën në spital, ku është shtruar për të bërë analiza.

Zëdhënësi i Presidentit në kryeqytetin Pretoria tha se “nuk ka arsye për alarm”, ndërsa mjekët i bëjnë analizat laureatit të Çmimit Nobel të Paqes, 94-vjeçar.

Në dhjetor Mandela u shtrua në spital me infeksion në mushkëri. Nelson Madela ka kaluar 30 vjet të jetës së tij në burg, për shkak të kundërshtimit ndaj apartdejdit në Afrikën e Jugut.

Zoti Mandela u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në vitin 1994.
XS
SM
MD
LG