Lidhje

SHBA - Shqetësime rreth piraterisë kibernetike nga Kina


Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tom Donilon
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tom Donilon

Z. Donilon i tha Shoqatës së Azisë në Nju Jork se pirateria e zakonshme, tashmë është kthyer në vjedhje të sofistikuar me shënjestër biznesin dhe informacion e fshehtë teknologjik të kompanive amerikane.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Tom Donilon thotë se pirateria kompjuterike është një sfidë në rritje në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Z. Donilon i tha Shoqatës së Azisë në Nju Jork të hënën se shqetësimet për sigurinë kibernetike kanë dalë në krye të rendit të ditës në marrëdhëniet me Kinën. Ai tha se pirateria e zakonshme, tashmë është kthyer në vjedhje të sofistikuar me shënjestër biznesin dhe informacion e fshehtë teknologjik të kompanive amerikane.

Këshilltari Donilon tha se autoritetet kineze duhet të njohin rëndësinë e problemit, të ndërmarrin hapa seriozë për të hetuar dhe ndaluar vjedhje të tilla, dhe të zhvillojnë bisedime me SHBA-në lidhur me sjelljen e pranueshme në hapësirën kibernetike.

Disa mëdha kompanitë amerikane të teknologjisë, duke përfshirë Apple, Facebook dhe Twitter, u sulmuan në fillim të këtij viti. New York Times, Wall Street Journal dhe gazeta Washington Post gjithashtu thonë se ishin sulmuar nga piratë elektronikë.
XS
SM
MD
LG