Lidhje

Traktati i OKB-së për tregëtinë e armëve


Këtë javë fillojnë negociatat për një marrëveshje të OKB-së mbi rregullat në tregëtinë miliarda dollarëshe të armëve.

Bisedimet fillojnë sot në selinë e OKB-së dhe nëse arrihet ky do të ishte një traktat historik. Disa javë bisedime në korrik përfunduan pa rezultat sepse Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kërkuan më shumë kohë.

Përkrahësit e kontrollit të armëve thonë se traktati është i nevojshëm për të ndalur përhapjen e pakontrolluar dhe të paligjshme të armëve në zonat e konfliktit që sjellin luftra dhe mizori.

Shtetet e Bashkuara, prodhuesi më i madh i armëve në botë – riafirmuan të premten se kundërshtojnë çdo traktat që përfshin edhe municionet, për shkak të barrës financiare dhe administrative që do të kishte kontrolli i tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje që traktati të përfshijë edhe municionet.

Uashingtoni kundërshton gjithashtu atë pjesë të traktatit që bie ndesh me amendamentin e dytë të Kushtetutës amerikane për të drejtën e armëmbajtjes.
XS
SM
MD
LG