Lidhje

Britania e Madhe: Asgjë e dyshimtë për vdekjen e Berezovskit


Autoritetet britanike thonë se ekspertët nuk gjetën asnjë shqetësuese, pasi zhvilluan hetime në shtëpinë e biznesmenit rus në mërgim dhe kritik i Kremlinit, Boris Berezovsky.

67-vjeçari Berezovsky u gjet i vdekur dje në Askon, një qytet rreth 40 kilometra në perëndim të Londrës. Policia tha se vdekja e tij po trajtohet për momentin si e pashpjegueshme dhe se është duke u kryer një hetim i plotë.

Berezovsky ka mundur t’i mbijetojë të paktën një tentavive për vrasje në të kaluarën, dhe ai ka jetuar në Britaninë e Madhe që nga viti 2 mijë, pas acarimit të marrëdhënieve të tij me Presidentin Vladimir Putin.

Rusia kishte kërkuar ekstradimin e tij nën akuzuat për manipulime, por qeveria britanike refuzoi kërkesën dhe i dha strehim politik. Një gjykatë e Rusisë e dënoi atë në mungesë për krime ekonomike. Qeveria mori në kontroll pasuritë e tij të televizionit dhe pjesë të pasurive të tjera që ai kishte në vend.

Në Britani ai u shoqërua me të mërguar të tjerë rusë, kritikë të Kremlinit, pëfshirë udhëheqësin çeçen, Akhmed Zakayev, dhe ish agjentin rus Alexander Litvinenko.
Berezovsky bëri fushatë publike kundër zotit Putin, të cilin e akuzoi për shtypjen e lirisë në Rusi.

Në vitin 2012, Berezovsky humbi një çështje ligjore kudër pronarit të Klubit të futbollit Chelsea, rusit Roman Abramovich, të cilin e akuzoi për shantazh dhe kërcënime lidhur me pasuritë në një kompani nafte në Rusi.

Sipas njoftimeve të kohëve të fundit, kostja e lartë e çështjes e detyroi Berezovsky-in të shiste pasuritë e tij, duke pëfshirë edhe një pikturë tepër të vlefshme të piktorit Andy Warhol.
XS
SM
MD
LG