Lidhje

Opozita përfaqëson Sirinë në Ligën Arabe


Opozita siriane po e përfaqëson vendin për herë të parë në Ligën Arabe, e cila hapi një takim dyditor të nivelit të lartë sot në Katar.

Mouaz al-Khatib përfaqësoi Sirinë në takim dhe ka në plan të mbaj fjalim në bisedime. Ai dha dorëheqjen kohët e fundit si kreu i Koalicionit Kombëtar Sirian të opozitës, por diplomatët arab e ftuan atë dhe kryeministrin e përkohshëm Ghassan Hitto të përfaqësojnë Sirinë.

Vendi i Sirisë kishte qënë bosh që kur Liga Arabe pezulloi anëtarësimin e saj në vitin 2011, tetë muaj pas krizës që është zgjatur tanimë për dy vjet. Shumica e anëtarëve të Ligës Arabe i kanë bërë thirrje presidentit Bashar al-Assad të largohet.

Përveç Sirisë, takimi do të trajtojë edhe bisedimet e vonuara izraelito-palestineze të paqes.

Po sot, aktivistët sirianë thane se luftëtarët pro-qeverisë kanë marr nën kontroll lagjen Baba Amr në Homs, dy javë pasi rebelët e kishin rikthyer atë nën kontrollin e tyre.
XS
SM
MD
LG