Lidhje

Rikompozimi i fotografisë në 3D


Imagjinoni sikur të keni marrë një fotografi me aparat dhe pastaj, kur ktheheni në shtëpi, e rifokusoni fotografinë. Kjo të lejon ta rikompozosh fotografinë disa ditë pasi e ke marrë dhe të kalosh nga pamja dydimensionale, në 3-dimensionale.

Kjo kamera e veçantë, prodhim i kompanisë Lytro, është duke ndryshuar mënyrën se si ne e shikojmë botën. Kamera Lytro të lejon të fokusohesh tek fotografia, pasi e ke shkrepur aparatin dhe ta ndryshosh perspektivën e pamjes së marrë më parë. Kjo realizohet përmes kamerave që konsumojnë fushën e dritës

Për herë të parë, fusha e dritës me vibracionet e saj u arrit të fiksohej në kamera 15 vjet më parë në Universitetin Stanford, duke lejuar regjistrimin e imazheve më të detajuara. Ajo fiksonte në celuloid ngjyrën, intensitetin dhe vibracionet e dritës në pozicione të ndryshme. Kamerat e zakonshme nuk mund të regjistrojnë fushën e dritës. Tani, në kompaninë Lytro, inxhinierët kanë bërë të mundur që çdokush që dëshiron, pas fotografimit, ta lidhë kameran me kompjuterin dhe ta rifokusojë fotografinë, në cilëndo pjesë të sfondit që dëshiron.

Përmes këtyre kamerave, fotografitë mund të shndërrohen në histori interaktive, diçka e pamundur më parë. Kamerat Lytro kanë filluar të shiten në SHBA, Australi dhe Azi nga 400 deri në 500 dollarë dhe së shpejti ato do të shiten edhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë Evropën.
XS
SM
MD
LG