Lidhje

Grupi Hamas ri-zgjedh Khaled Mashalin si udhëheqës të tij


Khaled Mashaal
Khaled Mashaal

Zyrtarët e Hamasit në Kajro thonë se këshilli qeverisës i grupit përfundoi procesin zgjedhor të hënën.

Grupi militant palestinez Hamas ka ri-emëruar udhëheqësin e tij Khaled Mashaal për një tjetër mandat katër-vjeçar pas zgjedhjeve të brendshme, në të cilën ai ishte kandidati i vetëm për këtë post.

Zyrtarët e Hamasit në Kajro thonë se këshilli qeverisës i grupit përfundoi procesin zgjedhor të hënën. Z. Mashaal, në mëgrim, ka qenë një figurë e lartë e Hamasit që nga viti 1996 dhe u bë udhëheqës kryesor i grupit në vitin 2004, kur Izraeli vrau themeluesin e e Hamasit, sheikun Ahmed Yassin dhe pasadhësin e tij Abdelaziz el-Rantissi.

Khaled Mashaal, pesëdhjetë e gjashtë-vjeçar, u vendos në Katar pas largimit nga Damasku, më shumë se një vit më pare, në shenjë proteste ndaj shtypjes me dhunë të opozitës siriane nga presidentit Bashar al-Assad.

Pasi kaloi dekada në mërgim, Mashaal bëri vizitën e tij të parë në Rripin e Gazës në dhjetor. Hamasi ka qeverisur më shumë se 1 milion banorë në këtë territor që nga viti 2007, kur luftëtarët e tij zmbrapsën forcat rivale të presidentit palestinez Mahmoud Abbas i cili qeveris Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG