Lidhje

Pakistan - Dhjetra të vrarë në luftime


Ushtarë pakistanezë
Ushtarë pakistanezë

Ushtria ka nisur një ofensë në luginën Tirah të krahinës Khyber, kundër talebanëve dhe milicisë Lashkar-e-Islam që kërcënojnë qytetin veriperëndimor të Peshavarit.

Katër ditët e luftimeve intensive në veriperëndim të Pakistanit kanë lënë të vrarë 30 ushtarë dhe rreth 100 militantë, ndërsa ushtria pakistaneze përpiqet të marrë kontrollin e një rajoni të largët malor që mbahet nga talebanët dhe aleatët e tyre.

Ushtria ka nisur një ofensë në luginën Tirah të krahinës Khyber, kundër talebanëve dhe milicisë Lashkar-e-Islam që kërcënojnë qytetin veriperëndimor të Peshavarit.

Nëpër krahinën Khyber kalon rruga e furnizimit të NATO-s në Afganistan, nga ku pritet të tërhiqen pajisje ushtarake përpara dhe gjatë largimit të forcave ndërkombëtare në vitin 2014.

Numri i vdekjeve të njoftuara nga ushtria nuk mund të vërtetohet nga burime të pavarura, sepse zona është e mbyllur për gazetarët dhe punëtorët ndihmave.
XS
SM
MD
LG