Lidhje

Greqia pret këstin e radhës së paketës së shpëtimit


Inspektorët ndërkombëtarë të borxhit që do të vendosin për fatin e ekonomisë greke njoftuan një marrëveshje që ka të ngjarë t’i hapë rrugën Athinës për të marrë këstin e rradhës të paketës së shpëtimit.

Në një deklaratë të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian thuhet se reformat e masave shtrënguese të ndërmarra nga Greqia duket të jenë të mjaftueshme për të lejuar dhënien e 3 presje 7 miliardë dollarëve në të ardhmen e afërt. Mes reformave janë shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës të shërbimeve civile.

Greqia ka qënë e varur tek ndihma që nga viti 2010 për t’i shpëtuar falimentimit. Sipas planit ajo duhet të marrë 350 miliardë dollarë fonde shpëtimi gjatë disa viteve. Në kthim, Greqia ka premtuar të reformojë ekonominë me taksa më të larta dhe uljen e shpenzimeve qeveritare.
XS
SM
MD
LG