Lidhje

Kina arreston 19 ujgurë të akuzar për terrorizëm


Uighur
Uighur

Kina thotë se po përballet me një kërcënim në rritje nga ekstremistët në komunitet uigurë kryesisht myslimanë, të cilët duan të formojnë një shtet të veçantë të quajtur Turkistani Lindor.

Autoritetet kineze kanë arrestuar e tjerë të dyshuar për një përleshje me policinë që la 21 njerëz të vdekur në provincën veriperëndimore të Xinjiang javën e kaluar.

Qeveria e quan incidentin e të martës së kaluar në zonën e banuar kryesisht nga uigurë etnikë në Kashgar një akt i terrorizmi i frymëzuar nga ndjenja fetare edhe pse aktivistët shprehen kundër këtij vlerësimi.

Mediat shtetërore kineze thonë se 11 të dyshuarit u kapën të hënën, përveç 8 të arrestuarve në vendin e ngjarjes, një javë më parë. Sipas mediave të kontrolluara nga shteti, policia gjatë arrestimeve sekuestroi lëndë eksplozive, armë vdekjeprurëse, dhe flamuj "të terroristëve të Turkistanit lindor".

Policia në Xinjiang thotë se të dyshuarit i përkasin një grupi terrorist i formuar në shtator të vitit të kaluar.

Kina thotë se po përballet me një kërcënim në rritje nga ekstremistët në komunitet uigurë kryesisht myslimanë, të cilët duan të formojnë një shtet të veçantë të quajtur Turkistan Lindor.

Por shumë ujgurë thonë se Kina po e zmadhon kërcënimin në mënyrë që të arsyetojë praninë e saj të rëndë policore dhe mbikqyrjen e vazhdueshme të institucioneve muslimane. Shumë gjithashtu ankohen për diskriminim fetar dhe kulturor që rezulton nga një fluksi masiv i kinezëve Han.
XS
SM
MD
LG