Lidhje

1 Maji në botë


Punonjësit anembanë botës kanë dalë sot nëpër protesta me rastin e 1 majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve. Ata kanë kërkuar paga më të larta, kushte më të mira pune si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Rreth katër mijë protestues marshuan sot në sheshin Sintagma të Athinës për të shenuar 1 Majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Manifestimi ishte organizuar nga sindikata e punonjësve PAME e mbështetur nga partia komuniste. Sindikatat më të mëdha greke kanë zhvilluar greva sot duke paralizuar shërbimin e trageteve, hekurudhave dhe transportin publik. Nëpër spitale nuk ka patur ekipe të shërbimit të urgjencave. Greqia është vendi me papunësinë më të lartë në Europë, rreth 27,2 për qind.

Spanjollët kanë dalë sot në 80 qytete për të demonstruar kundër masave të ashpra ekonomike me të cilat përballet vendi dhe me papunësinë e lartë. Spanja dhe Greqia janë vendet me papunsinë më të lartë në Eurozonë. 57 përqind e të papunësve të Spanjë janë nën moshën 25 vjeç. Protestusit kanë kërkuar nga qeveria e kryeministrit Rajoy që të zbusë masat e ashpra ekonomike e të krijojë vende të reja pune.

Përleshje mes policisë dhe demonsturesëve kanë shoqëruar 1 Majin në Stamboll. Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstruesit që donin të mblidheshin në sheshin Taksim të Stambollit. Policia nuk ka lejuar njerëzit që të marshojnë në këtë shesh për 1 Majin, pasi sipas drejtuesve të bashkisë së Stambollit, ai është duke u rregulluar në disa pjesë të tij.

“Populli i pari” është parrulla me të cilën kanë demostruar sot në rrugët e Parist mbështetësit e së djathtës radikale, për të shënuar 1 Majin. Udhëheqësja e Frontit Kombëtar Marine Le Pen ishte në krye të marshimit. Ajo është rivalja kryesore e presidentit aktual Hollonde, i cili po përballet me një popullaritet në ulje, si pasojë e situatës së vështirë ekonomike që po kalon Franca dhe papunësisë në rritje.

Papa Francesku ka folur sot në Vatikan për rritjen e nivelit të papunësisë gjatë një shërbese kishtare me rastin e ditës ndërkombëtare të punonjësve.

“Unë mendoj se sa shumë, dhe jo vetëm të rinj, janë të papunë, shpesh vetëm si pasojë e një koncepti të gabuar të shoqërisë që kërkon përfitime personale jashtë parametrave të drejtësisë sociale” tha papa Françesku, në shehsin e Shën Pjetrit.
Italia, vendi i tretë më i fuqishëm ekonomikisht i Eurozonës, ka vite që vuan nga rritja e ulët e ekonomisë dhe ndodhet tani në recesion.
Papunësia është në nivelin e 11.5 përqind dhe thuajse 40 pëqind e të papunëve janë nën moshën 25 vjeç.
XS
SM
MD
LG