Lidhje

SHBA - Rusi, për një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë


Takimi i sekretarit Kerry në Moskë
Takimi i sekretarit Kerry në Moskë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua në Moskë të martën me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord të përpiqen të organizojnë një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë që do të përfshinte rebelët dhe qeverinë e Asadit.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua në Moskë të martën me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Ai tha se bisedimet do të synojnë në krijimin e një tranzicioni politik në Siri.

Z. Kerry tha se përfundimi i bisedimeve të tilla mund të ndikojë një vendim të Shteteve të Bashkuara nëse do të armatosin opozitën ose jo. Ai tha se nëse një tranzicion politik dështon, alternativa tjetër do të jetë më shumë dhunë dhe shpërbërja e mundshme e Sirisë.

Ministri Lavrov tha se një konferencë mbi Sirinë duhet të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai tha se Rusia është e shqetësuar në lidhje me fatin e popullit sirian dhe jo të një personi të caktuar - referencë e qartë ndaj presidentit Bashar al-Asad.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë mosmarrëveshje rreth qëndrimit ndaj luftimeve në Siri që shpërthyen dy vjet më parë. Siria është një aleate e vjetër e Rusisë, ndërsa Uashingtoni ka ndihmuar rebelët.
XS
SM
MD
LG