Lidhje

Sulmi amerikan vret komandantin taleban


Zyrtarët në Pakistanin veriperëndimor thonë se një avion i dyshuar amerikan pa pilot ka vrarë 6 persona, përfshirë numrin 2 të komandantëve pakistanezë të talebanëve, një goditje e madhe kjo për grupin militant.

Zyrtarët e sigurisë thanë se avioni pa pilot hodhi dy raketa sot në një shtëpi në fshatin Chashma, në Vaziristanin Verior, një distrikt ku nuk sundon ligji pakistanez, duke vrarë mes 6 personave, edhe komandantin taleban Wailur Rehman. Rajoni shtrihet përgjatë kufirit me Afganistanin dhe atje kanë qendrën talebanët dhe militantë me lidhje me Al Kaidën.

Talebanët i mohuan njoftimet se Rehman është vrarë në këtë sulm. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim prje 5 milionë dollarësh për personin që jep informacione për vendodhjen e Rehmanit.

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Pakistanit shprehte shqetësime serioze lidhur me sulmin e sotëm, si mjete jo-produktive, që vrasin civilë të pafajshëm dhe shkelin sovranitetin kombëtar të vendit.

Sulmi i sotëm me avion pa pilot ishte i pari që pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Pakistan dhe një nga çështjet kryesore që mbizotëroi fushatën ishin pikërisht sulmet me avionë pa pilot.
XS
SM
MD
LG