Qendër për fëmijët me autizëm në jug të Shqipërisë
Në Jug të Shqipërisë shërbimet sociale ende janë të pakta dhe shumica e banorëve kërkojnë ndihmë, duke u drejtuar në qendrat e ndihmëse, apo te shërbimeve në kryeqytet. Por për fëmijët me autizëm ka filluar aktivitetin një qendër që i ndihmon këta fëmijë. Shumë familje nga Gjiroakstra, Tepelena dhe Përmeti i janë drejtuar kësaj qendre për të marrë ndihmë për trajtimin e fëmijëve.