Lidhje

Planet e Natos pas tërheqjes nga Afganistani


NATO - Aganistan
NATO - Aganistan

Ministrat e Mbrojtjes të Natos diskutojnë në Bruksel mbi planet pas tërheqjes nga Afganistani

Kreu i forcave ushtarake ndërkombëtare në Afganistan thotë se NATO ka gjasa të presë deri në fund të këtij viti për të vendosur se sa trupa amerikane dhe të aleatëve të saj duhet të mbajë në vend pasi forcat luftarake të largohen vitin e ardhshëm.

Gjenerali i Trupave të Marinës Joseph Dunford, duke folur të martën në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel tha ky takimi mund të japë udhëzime këtë javë se cilat vende do të angazhohen në mision stërvitor e këshillues pasi forcat të largohen nga Afganistani.

Gjenerali Dunford u tha gazetarëve se ai nuk ishte i përgatitur ende për të vlerësuar se sa trupa do të qëndrojnë në Afganistan pas tërheqjes luftarake. Ai tha se këto shifra do të përcaktohetn pasi ministrat e NATO-s të bien dakord mbi synimet që duhet të arrijnë pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG