Lidhje

Kina nis anije në hapësirë


Kina shënoi një tjetër arritje drejt synimit ambicioz për të ndërtuar stacionin e vet të hapësirës, me nisjen sot të asaj që shpreson të jetë misioni më i gjatë me njerëz në hapësirë.

Në praninë e presidentit kinez Xi Jinping dhe drejtuesve të tjerë të lartë, anija Shenzhou-10, që do të thotë Anija Hyjnore, u nis sot nga nga qendra në Shktretëtërinë e Gobit në Kinë.

Ajo ka tre astronaut, përfshi një anëtare grua, në një mission 15 ditor për t’u ankoruar në stacionin eksperimental Tiangong-1.

Ankorimi dhe prova të tjera të planifikuara për t’u kryer me anijen konsiderohen si hapa të rëndësishëm për të ndërtuar një stacion të përhershëm në hapësirë.

Kina shpreson ta përfundojë misionin deri në vitin 2020.

Programi hapësinor i Kinës ka bërë përparime të mëdha në një kohë relativisht të shkurtër, edhe pse ajo mbetet prapa Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë përsa i përket teknologjisë dhe përvojës. Në vitin 2003, Kina dërgoi astronautin e saj të parë në hapësirë. Pesë vjet më vonë, Kina realizoi ecjen e saj të parë në hapësirë.
XS
SM
MD
LG