Lidhje

BE: Marrëveshje për buxhetin


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për një buxhet shtatë vjeçar prej 1.3 trilionë dollarësh.Të 27 udhëheqësit e vendeve të BE-së e miratuan marrëveshjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bruksel.

Projekt-buxheti i Bashkimit Evropian për periudhën 2014-2020 pritet të miratohet nga Parlamenti Evropian muajin e ardhshëm.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po ashtu ranë dakord për shpenzimin e 8 miliardë dollarëve gjatë dy viteve të ardhshme në mështetje të hapjes së vendeve të reja të punës dhe trajnimit të të rinjve. Një ndër katër të rinj në Evropë është pa punë.

Ky raport është edhe më i thellë në vendet që janë goditur rëndë nga kriza si Greqia, Spanja, Portugalia dhe Italia.
XS
SM
MD
LG