Lidhje

Në pritje të anëtarit të ri të familjes mbretërore


Mbretëresha Elizabet e Britanisë është në pritje të anëtarit më të ri të familjes mbretërore, stërnipit të saj dhe trashëgimtar i fronit. Por mbi Lumin Tamiz të Londrës, monarkut të ri po i rezervohet një pritje e veçantë.

Në kuadrin e një tradite të njohur britanike që daton nga shekulli i 12-të, çdo vit numërohen mjellmat që gjenden në lumin Tamiz, që njihet si censusi i mjellmave. Këtë vit, për ceremoninë e kësaj tradite të përvitshme rreth 900 vjeçare do të nxirren në Tamiz barka tradicionale prej druri, për të numëruar zogjtë e mjellmave të porsalindura. Të gjitha mjellmat e heshtura dhe të vegjëlit e tyre do të peshohen dhe maten, do t’i varet një shenjë dalluese në qafë dhe do të kontrollohen se mos kanë pësuar ndonjë dëmtim.

Numërimi 5-ditor i mjellmave e ka traditën që nga shekulli i 12-të kur mbretëria pretendonte se kishte pronësinë e të gjitha mjellmave të heshtura, që në atë kohë përdoreshin si ushqim. Censusi i fundit u krye në vitin 2011, kur u numëruan gjithsej 114 mjellma mbi Lumin 127 kilometra të gjatë. Vitin e kaluar Censusi nuk u krye, për shkak të shirave të rrëmbyera gjatë sezonit.
XS
SM
MD
LG