Lidhje

SHBA shqyrton alternativat në Siri


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave ushtarake amerikane Gjenerali Martin Dempsey përvijoi një numër mundësish për përdorimin e forcës së armatosur nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Por ai paralajmëroi për koston dhe pasojat e mundshme të përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në krizën siriane. Gjenerali Dempsey dha disa hollësi për 5 mundësi, përmes një letre drejtuar Kongresit. Alternativat përfshijnë që nga stërvitja e forcave të opozitës deri tek shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë. Ai tha se një ndërhyrje e tillë mund ta ndihmojë opozitën siriane dhe mund të ushtrojë më tepër presion ndaj qeverisë së presidentit Bashar al Assad.

Megjithatë, ai tha se kjo rrezikon të sjellë edhe pasoja të padëshiruara si fuqizimi i ekstremistëve dhe përdorimi i armëve kimike. Shtetet e Bashkuara deri tani, nuk kanë shprehur plane për përdorimin e forcës së drejtpërdrejtë në Siri.
XS
SM
MD
LG