Lidhje

Një telefon të ri inteligjent nga LG


Inovacije sutrašnjice koje će nam promijeniti život već u slijedećih pet godina
Inovacije sutrašnjice koje će nam promijeniti život već u slijedećih pet godina
Firma elektronike LG prezantoi një telefon të ri inteligjent, i cili ka përmasa të tilla saqë gati hyn në kategorinë e kompjuterave tabletë. Ai quhet G2 dhe është pjesë e një kategorie të re telefonash super të mëdhenj të njohur me emrin "fabletë".

Telefoni i ri ka një ekran me gjatësi 13,2 centimetra dhe kompania po e vë theksin tek cilësia e fotografisë me stabilizim të lartë që mund të marrësh me këtë telefon. Me fjalë të tjera, sipas kompanisë LG, me këtë telefon inteligjent mund të bësh fotografi me rezolucion prej 13 megapiksel dhe cilësia mbetet e lartë edhe kur objekti që fotografohet është në lëvizje.

Një tjetër e re e këtij telefoni është se butonat e volumit dhe të ndezjes janë në pjesën e prapme, ndryshe nga telefonat e zakonshëm që i kanë ato anash. Projektuesit mendojnë se kjo e ul rrezikun që telefoni të bjerë nga dora gjatë përdorimit të këtyre butonave.

XS
SM
MD
LG