Ish basketbollisti amerikan, 52-vjeçari Dennis Rodman shkoi në Korenë e Veirut, për herë të dytë këtë vit, por ai nuk ka pranuar të thotë në se lirimi i koreanoamerikanit të dënuar me 15 vjet punë të detyruar, misionerit Kenneth Bae, është një nga synimet e vizitës së tij.
Para nisjes sot për në Phenian, Rodman u tha gazetarëve në aeroport se shpreson ta takojë përsëri mikun e tij, udhëheqësin autoritar të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë të ashtuquajturit turne i diplomacisë së basketbollit.
Në muajin shkurt, Dennis Rodman pati një takim të rallë me udhëheqësin koreanoverior dhe gjatë vizitës në Pheninan ai e cilësoi atë mik për jetë. Para nisjes sot, ai tha se nuk kishte marrë ndonjë premtim për lirimin e koreano-amerikanit Bao, por po shkonte në Phenian, thjesht në një gjest miqësie.