Lidhje

Nadal fiton US Open Tennis


Spanjolli Rafael Nadal fitoi kampionatin e tenisit US Open Tennis.

Ndeshja finale u zhvillua mbrëmë në New York. Nadal e mundi rivalin e tij, serbin Novak Gjokoviç. Mes spektatorëve të shumtë ishin mbretëresha Sophia e Spanjës. 27-vjeçari Nadal, i cili në fillim të vitit fitoi kampionatin tjetër të rëndësishëm të tenisit, France Open, është tani i treti në radhë mes tenistëve më të mëdhenj të botës, me 13 tituj kampionë në karrierën e tij sportive, pas Roger Federerit, me 17 tituj dhe Pete Sampras me 14 tituj.

Ndeshja e djeshme ishte takimi i 37-të në fushën e tenisit mes rivalëve Nadali dhe Gjokoviç, i pari fitues i kampionatit për vitin 2010 dhe i dyti për vitin 2011.
XS
SM
MD
LG