Lidhje

Kerry vlerësime për përgjigjen siriane


Një ditë pasi inspektorët ndërkombëtarë filluan punën për shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë, sekretari amerikani Shtetit, John Kerry, vlerësoi qeverinë siriane për përgjigjen e saj të shpejtë ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zoti Kerry tha sot se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që armët e para u shkatërruan një javë pasi Këshilli i Sigurimit miratoi rezulutën.

Sekretari Kerry u takua në Indonezi sot me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavror, i cili tha se Rusia si aleate e Sirisë, do të bëjë gjithçka të mundëshme që qeveria e Presidentit Bashar al-Assad të bashkëpunojë.

Zoti Kerry u tha gazetarëve se ai dhe zoti Lavror ranë dakord të takohen me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara dhe të Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi, për caktimin e një date për konferencën e paqes në Siri në nëntor. Diplomatët janë përpjekur për muaj me radhë të caktojnë kohën e një konference, por ato janë shtyrë vazhdimisht.
XS
SM
MD
LG