Lidhje

Vriten pesë ushtarë në zonën e Kanalit të Suezit


Zyrtarët egyptianë të sigurimit thonë se persona të armatosur vranë pesë ushtarë në zonën e Kanalit të Suezit plot trazira, ndërsa nga një shpërthim janë vrarë dy njerëz në Gadishullin e Sinait.

Personat e armatosur hapën zjarr sot ndaj një patrulle të policisë në një pikëkalimi pranë qytetit Ismailia. Shpërthimi goditi një komandë të sigurisë në qytetin al-Tour, duke plagosur mbi 50 vetë dhe plagosur më shumë se 200 të tjerë..

Rajoni ka parë shtimin e aktivitietit militant që kur ushtria e Egjiptit largoi nga posti presidentin Mohamed Morsi në muajin korrik.

Ndërsa kryeqyteti Kajro ishte i qetë sot në mëngjes, në shpërthimet e dhunës dje në qytet dhe në pjesë të tjera të vendit forcat e sigurimit u përplasën me protestuesit që mbështesin zotin Morsi.
XS
SM
MD
LG