Lidhje

Kerry, thirrje për bisedime të paqes në Siri


Sekretari i Shtetit John Kerry dhe i dërguari i Lidhjes Arabe për Sirinë, thonë se Konferenca Ndërkombëtare për formimin e një qeverie të përkohëshme në Siri duhet organizuar dhe mbajtur pa humbur kohë.

Pas bisedimeve sot në Londër me Lakdar Brahimin, zoti Kerry tha se presidenti sirian Bashar al-Assad “ka humbur legjitimitetin për të qenë një forcë bashkuese për popullin.”Ai po ashtu bëri thirrje për krijimin e një qeverie të re në Siri.

Zoti Kerry tha se është jetike që të mbahet deri nga mesi i nëntorit konferenca Gjeneva 2, siç është parashikuar nga Kombet e e Bashkuara.

Zoti Brahimi ishte i të njëjtit mendim me sekretarin e shtetit, duke thënë se duhet caktuar shumë shpejt një datë e saktë për bisedimet e paqes.
XS
SM
MD
LG