Lidhje

Mbi 100 të shtypur nga turma në Indi


Zyrtarët në Indi thonë se të paktën 109 persona gjetën vdekjen dhe 100 të tjerë u plagosën dje nga turma në një urë që çonte në një tempull Hindu në një zone të thellë në shtetin Madya Pradesh.

Policia paralamëroi se numri i vdekjeve mund të rritet, ndërsa ekipet mjekësore përpiqen të arrijnë tek viktimat. Disa besimtarë vdiqën pasi u shtypën nga turma, ndërsa të tjerë u mbytën pasi ranë, ose u hodhën vetë në lumin Sindh.

Media lokale tha se rreth 500 mijë besimtarë ishin mbledhur për festivalin 10-ditor Navaratra në një tempull në Ratangar.

Dëshmitarët thanë se situata u rëndua më tej nga policia, që përpiqej të vinte nën kontroll turmën me shkopinj, duke shkaktuar panik mes besimtarëve.
XS
SM
MD
LG