Lidhje

Siguria shqetësim për ekspertët kimik në Siri


Ekspertët e armëve kimike të ngarkuar për të hequr arsenalin e Sirisë thanë se siguria është shqetësuese pas sulmeve me makina bombë dhe mortaja që goditën pranë hotelit ku po qëndron ekipi në Damask.

Malik Ellahi, një zyrtar i lartë i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, u tha sot gazetarëve se deri tani çështje të sigurisë nuk i kanë penguar inpektorët të bënin punën e tyre.

Ai tha se ekipi ka vizituar 11 qendra të deklaruara nga Siria si pjesë e programit të saj të armëve kimike, dhe kanë shkatërruar pajisjet tek 6 prej tyre. Ata do të përfundojnë këtë faze të misionit të tyre më 1 nëntor dhe do të shkatërrojnë të gjitha armët kimike të Sirisë deri në mes të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, zëvendës kryeministri sirian Qadri Jamil tha se konferenca e paqes është pranifikuar të zhvillohet më 23 dhe 24 nëntor.
XS
SM
MD
LG