Lidhje

SHBA: Thellohen çarjet në partinë repubikane


Ankeat e opinionit tregonë se republikanët janë dëmtuar si rezultat i mbylljes së pjesëshme të qeverisë federale. Mbështetësit e partisë konservatore Tea Party në Kongres e mbështetën mbylljen e qeverisë me shpresën e tyre të parealizuar për të sfiduar reformën shëndetësore të President Barack Obama. Ndërkaq, duket se çartjet në Partinë Republikan po thellohen dhe kompromisi me demokratët për çështjet buxhetore mund të jetë i vështirë.

Zv/presidenti Joe Biden përshëndeti nëpunësit federalë të mërkurën, pas mbylljes 16-ditore të qeverisë federale.

Republikanët konservatorë si Senatori i Teksasit Ted Cruz u bënë shkak për mbylljen e qeverisë për të sfiduar ligjin e reformës shëndetësore të presidentit.

Senatori Cruz u prit ngrohtësisht në një konferencë të kohëve të fundit në Uashington.

“Sipas pikëpamjes time, Dhoma e Përfaqësuesve duhet të bëjë atë që po bën, pra të qendrojë e fortë”.

Senatori Cruz do të ndeshë në konkurencë të fortë nëse vë kandidaturën për president në vitin 2016, edhe nga Senatori Rand Paul i Kënektikatit, i cili foli para të njejtit grup.

“Mbajini politikanët tuaj përgjegjës që të qendrojnë të fortë, të mbrojnë jetën dhe përballojnë luftën kundër krishtërimit. Ju faleminderit, zoti ju bekoftë”.

Senatorët Paul dhe Cruz votuan kundër marrëveshjes që i dha fund mbylljes së qeverisë.

Por ish kongresisti republikan, Vin Weber, tha se partia e tij është dëmtuar nga mbyllja e qeverisë.

“Emri i saj është dëmtuar rëndë dhe nuk ka të ngjarë të përmirësohet deri sa të kemi një kandidat republikan për president, i cili do të kishte mundësinë ta ndryshonte imazhin”.

Republikanët e moderuar duket se janë të lodhur me taktikat agresive të konservatorëve. Kongresisti nga Këntaki, Harold Rogers, thotë:

“Është koha për të treguar mënçuri në këtë vend. Për ta realizuar këtë të gjithë ne duhet të bëjmë pak lëshim”.

Edhe Presidenti Obama po u bën thirrje republikanëve për bashkëpunim.

“Nëse juve nuk u pëlqen një politikë e caktuar apo një president i caktuar, argumentoni pozitën tuan. Merrni pjesë në zgjedhje dhe fitoni. Përpiquni për ndryshime, por mos i bllokoni ato”.

Analisti republikan, Scot Faulkner, thotë se partia është më e ndarë se asnjëherë më parë.

“Pa diskutim, sepse secila palë këmbëngul në të vetën, për më tepër, të dy palët kanë filluar të demonizojnë motivet e fraksionit tjetër brenda partisë”.

Përplasje të tjera ka të ngjarë të ndodhin mes republikanëve dhe përkrahësve të Tea Party në muajt e ardhshëm, thotë ish ligjëvënësi, Weber.

“Kjo do t’i linte ata të zëmëruar për një kohë të gjatë dhe do të thellonte çarjen për të cilën po flasim. Kjo mund të jetë e pashmangshme dhe rruga e vetme për të dalë nga kjo gjendje”.

Analisti Scot Faulkner thotë se republikanët kanë gjithashtu nevojë të përmirësojnë imazhin para zgjedhësve amerikanë.

“Republikanët kanë një problem të madh për të kapërcyer. Ata shikohen si të çmendur. Ata shikohen si njerëz që nuk duan të punojnë më në kuadër të sistemit, por duan ta shkatërrojnë atë”.

Prova tjetër politike, zgjedhjet e tjera për kongresin, do të mbahen në më pak se një vit.
XS
SM
MD
LG