Lidhje

SHBA, Britani, thirrje për bisedime për Sirinë


Zyrtarët amerikanë dhe britanikë po u bëjnë thirrje të gjitha palëve në konfliktin sirian të ulen dhe të bisedojnë duke shtuar se presidenti sirian Bashar al-Assad eventualisht do të largohet nga pushteti.

Zyrtarët nga 11 vende të njohur si Miqtë e Sirisë u takuan sot me anëtarë të opozitës siriane në Londër.

Pas takimit, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se zyrtarët ranë dakort të “ndjekin çdo rrugë të mundur për të sjellë një fund të këtij konflikti tragjik."
XS
SM
MD
LG