Lidhje

Armët kimike, Tirana drejt tërheqjes


Armët kimike, Tirana drejt tërheqjes
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00

Qeveria shqiptare duket se mund të tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë, konfirmuan për Zërin e Amerikës burime pranë qeverisë. Ndërkohë që zyrtarisht, qeveria saktëson se ajo vazhdon të jetë në kontakt me palët e partnerët e që janë pjesë në këtë proces. Vendi sot u përfshi nga një valë protestash në shumë qytete, ndërsa një situatë e tensionuar mbizotëroi edhe në sallën e parlamentit. Opozita u shpreh publikisht kundër projektit të armëve kimike dhe kërkoi organizimin e një referendumi. Kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe përfaqësuesit socialistë përsëritën disa herë se për këtë çështje nuk ka vendim nga autoritetet shqiptare dhe se çdo vendim do të duhej të kalonte më parë nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG