Lidhje

Obama: Industria e argëtimit ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit


Presidenti amerikan Barak Obama po i jep fund turneut tre-ditor në bregun perëndimor, duke theksuar se industria e argëtimit ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit. Ai do të flasë në studiot filmike të njërit prej atyre që japin kontribute financiare dhe mbështesin fushatat e tij politike.

Presidenti do të mbajë një fjalim sonte në studiot DreamWorks Animation në Glendale të Kalifornisë, pas takimit me drejtuesit e industrisë së filmit dhe vizitës në studio.

Shefi ekzekutiv i Studiove DreamWorks, Jeffrey Katzenberg, është një nga donatorët më të mëdhenj të presidentit. Sipas gazetës Washington Post, Katzenberg ka dhuruar 3 milion dollarë për një komitet të veprimit politik që mbështet Presidentin Obama. Ai ka grumbulluar më shumë se 500 mijë dollarë për fushatat zgjedhore të zotit Obama në vitet 2008 dhe 2012.
XS
SM
MD
LG