Lidhje

Polonia dhe burgu i CIAs


Poland CIA Prisions
Poland CIA Prisions
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut hapi një seancë për të përcaktuar nëse Polonia, i shpërfilli shkeljet e të drejtave të njeriut kur pranoi që në territorin e saj të kishte një burg sekret amerikan për t’u përdorur nga CIA për të hetuar të dyshuarit për terrorizëm.

Seanca në Strasburg përqendrohet tek një saudit dhe një palestinez që thonë se u dërguan në një burg të CIA-s në një zonë të izoluar të Polonisë në vitin 2002.

Avokatët e dy burrave thonë se ata ishin mbajtur për disa muaj dhe i ishin nënshtruar teknikave të marrjes në pyetje që përbënin torturë.

Dy burrat po mbahen tani në Guantanamo të Kubës.

Qeveria polake kishte mohuar më parë praninë e një burgu të CIA-s në territorin e saj dhe një hetim brenda vendit për këto pretendime ka vazhduar për pesë vjet pa rezultat.
XS
SM
MD
LG