Lidhje

Fillojnë homazhet në Pretoria


Mijëra njerëz në kryeqytetin e Afrikës së Jugut po nderojnë ikonën e luftës kundër aparteidit Nelson Mandela.

E veja e zotit Mandela, Graca Machel, dhe presidenti i tanishëm i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma ishin mes atyre që bënë sot homazhe para arkivolit me trupin e Nelson Mandelës.

Arkivoli , me mbulesë xhami, është vendosur në selinë zyrtare të qeverisë.

Ky është i njejti vend ku zoti Mandela bëri betimin si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në vitin 1994, pas vuajtjes së dënimit me 27 vjet burg, për rolin e tij në luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë.

Ish presidentët e Afrikës së Jugut Thabo Mbeki dhe F.W. de Klerk kaluan pranë arkivolit sot ashtu si edhe presidentët Robert Mugabe i Zimbabvesë, Jakaya Kikwete i Tanzanisë dhe Salva Kiir i Sudanit të Jugut.

Publiku do të ketë mundësi të bëjë homazhe deri të premten. Zoti Mandela do të varroset të djelën në qytetin e tij të lindjes Qunu.
XS
SM
MD
LG