Lidhje

Papa Françesku viziton Benediktin


Papa Françesku vizitoi dje paraardhësin e tij, Benediktin për të shkëmbyer përshëndetjet e Krishtlindjeve.

Dy klerikët e lartë u takuan në shtëpinë e Benediktit në Vatikan dhe u lutën së bashku.

Që kur Benedikti dha dorëheqjen në shkurt, dy figurat e larta të kishës katolike janë takuar vetëm një herë publikisht për në ceremoni zyrtare të Vatikanit në korrik.

Ata janë takuar disa herë privatisht dhe kanë biseduar herë pas here në telefon.

Kur Benedikti dha dorëheqjen, ishte hera e parë që prej 600 vjetësh që një Papë e ndërmerrte këtë veprim.
XS
SM
MD
LG