Lidhje

Dy arrestime për vrasjen e një gazetari të njohur serb


Policia në Serbi thotë se ka arrestuar dy ish-agjentë të sigurimit të shtetit të dyshuar për vrasjen e një gazetari të njohur serb gjatë regjimit të Slobodan Millosheviçit.

Zyrtarët thonë se ish-oficerët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror Ratko Romiç dhe Milan Radonjiç u arrestuan sot nën dyshimet për orkestrimin e vrasjes së gazetarit Slavko Çuruvija.

Ai u vra jashtë shtëpisë së tij në Beograd në prill 1999, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër veprimeve të Serbisë në Kosovë.

Slavko Çuruvija ishte një kritik i ashpër i ish-udhëheqësit serb dhe për vrasjen e tij prej kohësh janë fajësuar pjestarë të rrethit të ngushtë të zotit Millosheviç.
XS
SM
MD
LG