Në Shqipëri qeveria pritet të kalojë një paketë të gjerë masash për të rritur sigurinë rrugore. Paketa, sic shpjeguan sot ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri, parashikon ndërhyrje në legjislacion, në kodin rrugor por edhe atë penal.