Lidhje

Subjektet shqiptare rimarrin komunën e Ulqinit


Subjetet politike shqiptare rimarrin komunën e Ulqinit pas zgjedhjeve vendore që u mbajtën me 26 janar. Forca e Re Demokratike dhe koalicioni "Bashkë për të ardhmen e Ulqinit" kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e pushtetit lokal në Ulqin.

Marrëveshjen e mbështeti edhe partia e vogël Mali i Zi Pozitiv, e cila me dy këshilltarët e saj krijoi shumicën prej 17 këshilltarëve në asamblenë komunale që numëron 33 vende.

Marrëveshja u arritë pas bisedimeve të gjata mes subjekteve politike shqiptare , të cilat u pajtuan që kryetar i komunës në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar të zgjedhet lideri i koalicionit "Bashkë për të ardhmen e Ulqinit" z. Fatmir Gjeka , ndërsa Forcës së Re Demokratike të z. Nazif Cungut i takoi posti i Kuvendit të Ulqinit.

Marrëveshja mes partive politike shqiptare e la në opozitë Partinë Demokratike Socialiste e kryeministrit Gjukanoviq , që në këto zgjedhje ishte partia më e fortë, dhe e cila u përpoq që për herë të parë në këto 20 vitet e pluralizmit politik ta merrte pushtetin në Ulqin.

Trysnia e vazhdueshme e mediave , e analistëve dhe intelektualëve, e faktorit politik në Prishtinë dhe Tiranë si dhe apeli i mërgimtarëve shqiptarë në SHBA , bënë që subjektet politike shqiptare të bashkohen dhe ta ruajnë komunën e vetme me shumicë shqiptare në Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG