Lidhje

Reagime për zhvillimet në Ukrainë


Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara po mbajnë një qëndrim të njëjtë kundër dhunës vdekjeprurëse në Ukrainë.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi sot me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris, Presidenti francez, Francois Hollande bëri thirrje për "sanksione të shpejta dhe të planifikuara kundër personave përgjegjës për shtypjen" në Ukrainë.

Kancelarja Merkel tha se ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë se çfarë sanksionesh mund të vendosen ndaj Kievit në takimin që do të zhvillojnë nesër në Bruksel.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u takua me homologun e tij francez në Paris. Ai tha se ministri i Jashtëm francez së bashku me homologët e tij të Gjermanisë dhe Polonisë do të marrin informacionin më të fundit në Kiev para se të shkojnë në takimin e Brukselit.

Sekretari Kerry tha se po diskutonte me partnerët e BE-së rreth mundësisë së sanksioneve dhe masave të tjera "për të krijuar mjedisin për kompromis" mes qeverisë së Ukrainës dhe opozitës.
XS
SM
MD
LG